Zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit që do mbahen sot janë të nëntat në radhë që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist në dhjetor 1990.
Që nga ajo periudhë e majta dhe e djathta kanë bilanc të barabartë fitoresh, nga katër secila palë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë 26 viteve sistem demokratik, dy herë janë mbajtur zgjedhje të parakohshme, në vitin 1992, ku fitorja i takoi PD-së dhe në vitin 1997, ku fituese u shpall PS, shkruan atsh.
Më poshtë, vijon kronologjia e proceseve zgjedhore në Shqipëri, pas vitit 1990:
1. 31 mars 1991 janë mbajtur zgjedhjet e para shumëpartiake, ku fituese është shpallur Partia e Punës, (ish-Partia Komuniste)
2. 22 mars 1992 janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku fitues është shpalllur koalicioni opozitar i udhëhequr nga Partia Demokratike
3. 26 maj 1996 shpallet fituese Partia Demokratike
4. 29 qershor 1997 janë zhvilluar zgjedhje të parakohshme, ku fituese është shpallur Partia Socialiste
5. 24 qershor 2001 zgjedhjet fitohen nga Partia Socialiste
6. 3 korrik 2005 shpallet fituese Partia Demokratike
7. 28 qershor 2009 shpallet fituese Partia Demokratike
8. 23 qershor 2013 shpallet fitues koalicioni i majtë opozitar, i udhehequr nga Partia Socialiste