Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 2021-s në Shqipëri është duke vazhduar ende në të gjithë vendin. Me numërimin e deritashëm, rreth 90 për qind të kutive të votimit, Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama prin me aktualisht 73 mandate të siguruara nga 140 sa janë në tërë Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas “Top-Channelit”, PS-ja ka deri tash 670 mijë vota, ndërsa pas saj është koalicioni PD-AN me 527 mijë. LSI-ja ka marrë 92 mijë vota, ndërsa PSD-ja 30 mijë.
PS ka 73 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 5 dhe PSD 3 mandate. Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste. Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 4653 kuti.
Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 73.485 të pavlefshme.
-
Përfundon numërimi i votave brenda vendit në Shqipëri
-
Numërohen mbi 99% e kutive, PS 83 mandate, PD 50
-
Numërohen 67.7% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 82 mandate, PD 52
-
Në Shqipëri numërohen 99.6 për qind të votave, PS-ja mbetet me 74 mandate
-
Vijon procesi i numërimit të votave në Shqipëri, prin PS-ja