Procesi zgjedhor në LDK tani sapo ka filluar dhe zyrtarisht askush nuk ka shpallur kandidaturën për kryetar të kësaj partie.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, përmes rrjetit Facebook, sipas të cilit kandidaturat zyrtarisht shpallen në Kuvendin e LDK-së dhe për të gjitha informacionet do të njoftojnë mediet me kohë, transmeton Koha.net.
Sipas tij, LDK është konfirmuar se është parti e hapur, ka potenciale të kuadrove dhe do të zhvillojë procedura të plota demokratike zgjedhore.
Ndryshe, LDK duket se nuk do ta ketë më në krye të saj Isa Mustafën, i cili për dy mandate radhazi, qeverisi me këtë parti.
Deri më tani, pesë emra të anëtarëve të LDK-së janë përfolur të kandidojnë për të parin e partisë: Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.
-
LDK-ja sot zgjedh kryesinë e re të partisë
-
LDK-ja sot zgjedh kryetarin e ri
-
Me gjithë “garën” në rrjetet sociale për kreun e ri të LDK-së, kandidaturat mbesin jozyrtare
-
Mustafa: S’ka kandidatura për kryetar të LDK-së pa marrë përkrahjen e Kuvendit
-
LDK-ja po përgatitet për zgjedhjen e kryetarit të ri me “mandat 2-vjeçar”