Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka mbajtur fshehur emrin e kandidatit të vet për kryetar të Kuvendit, të martën, me gjithë faktin se seanca konstituive tashmë është caktuar.
PAN-i duket se do të presë deri në ditën kur do të mbahet seanca konstituive, për të treguar definitivisht nëse do të përmbushë pritjet që Kadri Veseli të jetë kandidati për postin e kreut të Parlamentit, shkruan sot Koha Ditore.
Meqë Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë të drejtën për ta propozuar kandidatin për kryeparlamentar vetëm fituesit të zgjedhjeve, nuk është përjashtuar mundësia që procesi të bllokohet.
Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit zgjidhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, minimumi 61 vota “për”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Seanca për presidentin pritet të mbahet sonte
-
Nga bllokada në bllokadë, mbi 200 ditë prej zgjedhjeve e pa institucione të reja
-
Konstituimi i Kuvendit dhe thirrjet për shkelje të Kushtetutës
-
Deputetët mblidhen në përpjekje për të zgjidhur ngërçin e dytë
-
Paralajmërimi për deputetët - nëse s’e zgjedhin nënkryetarin serb shkelin Kushtetutën