Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në mungesë të votave, PAN-i bllokon Kuvendin

Ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për shkak se koalicioni fitues në mungesë të votave ka refuzuar ta propozojë kandidatin.

Testi i parë në votim, i cili u bë pas kërkesës së PAN-it për kohë shtesë, konfirmoi vetëm 60 vota të tyre, bashkë me komunitetet pakicë dhe deputeten e LDK-së, Teuta Rugova, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po aq i ka kampi tjetër i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i bashkuar rreth LDK-së. Zyrtarë të PDK-së kanë shfrytëzuar si pretekst “mbylljen e seancës” nga ana e kryesuesit për të paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e saj.

Por, sipas juristëve, bojkotimi i seancës nga koalicioni PAN është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

“Seanca konstitutive nuk quhet asnjëherë e mbyllur pa u realizuar qëllimi i saj kryesor - zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”, ka thënë juristi Vigan Qorrolli.

Gjithçka rreth seancës konstitutive mund të gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.