Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka zgjatur për 5 ditë afati për akreditimin e vëzhguesve nga partitë politike.
Sipas ligjit, ky proces duhet të përfundojë 25 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mbledhjen e KQZ-së të hënën, propozim për shtyrje të datës bënë përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo kryetari Kreshnik Radoniqi tha se kjo përbën shkelje ligjore.
Të enjten, KQZ-ja ka njoftuar për vendimin për shtyrje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së hënës pati akredituar 2.274 vëzhgues nga 4 parti për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. 95 nga ta janë të Partisë Demokratike, 1.725 të Lidhjes Demokratike, 234 të koalicionit Vakat, kurse 220 të “Demoktratska Stranka”.