Mikrobiologu Lul Raka është emëruar kryesues i Bordit Këshilldhënës për Luftën kundër COVID-19, i themeluar nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Zemaj ka shkruar në Facebook se në këtë bord 11-anëtarësh ka mjekë, studiues, shkencëtarë dhe profesionistë të fushave të ndryshme.
“Këta vijnë nga fusha të ndryshme si: epidemiologjia, mikrobiologjia, praktika klinike, shëndetësia publike, shkenca e sjelljes, menaxhimi i krizave, mbrojtja civile, komunikimi, ekspertë vendor dhe ndërkombëtar”, shkruan ai.
Bordi, si ka thënë Zemaj, do t’i ofrojë ministrisë së tij këshilla të shpejta profesionale, me azhurnime të risive shkencore, opinione, parashikime, formulime të masave të reagimit, identifikim të mangësive për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e Covid19, rekomandime të masave dhe politikave për adresimin dhe zvogëlimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid19.
-
Vitia dhe Ismaili s’i përgjigjen Zemajt, dy ish-ministra tjerë marrin pjesë në Bordin Këshillues
-
Qeveria themelon Komision për reagim ndaj pandemisë
-
Ndërrohet Bordi për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike
-
Qeveria themelon trupë me 27 anëtarë për luftimin e COVID-19
-
Zemaj uron veten për emërimin në LDK: Shumë suksese ministër