Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria themelon trupë me 27 anëtarë për luftimin e COVID-19

Qeveria e Kosovës ka themeluar edhe një trup për futjen nën kontroll të pandemisë COVID-19.

Me vendim të Qeverisë, sot është themeluar Komitetii për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Sipas njoftimit, Komiteti kryesues do të ketë ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, ndërkohë që gjithsej do të ketë 27 anëtarë.

Pos ministria Vitia, vetëm edhe dy emra janë bërë të ditur, Mehdi Sejdiu, këshilltar i zv.kryeministrit të parë dhe Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Emrat tjerë për anëtarë të Komitetit do të delegohen nga ministritë dhe institucionet tjera, që me vendim të Qeverisë janë përfshirë në këtë trupë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për themelimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 në vend. Ky vendim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mblodh për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ditëve të fundit, Kosova ka njohur rritje të madhe të rasteve me COVID-19 dhe të vdekjeve si pasojë e kësaj sëmundjeje.

Edhe Spitalet e QKUK-ja përballen me mungesë të stafit shëndetësor Arbëri Spitalet e QKUK-ja përballen me mungesë të stafit shëndetësor

Dje u raportuan 36 të vdekur, ndërsa sot 20.

“Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë do të caktojë Sekretariatin e Komitetit, ndërsa ky komitet obligon komunat që të themelojnë nën-komitete komunale me qëllim të parandalimit dhe luftimit të pandemisë. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha njësitë tjera do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për menaxhimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19”, thuhet tutje në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.