Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se Qeveria Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk kanë plan e as zgjidhje për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
Duke e quajtur “Mindil Vitia”, Zemaj ka thënë se Vitia dhe kjo Qeveri e kanë hallin e luksit të zyrave, agjendën populiste për vota dhe fushatën zgjedhore.
“Dërgimi në rrugën e infeksionit e jo parandalimit me vaksinë. Çka është ky, menaxhim? JO! Ky është tmerr. Deri sa qendrat e vaksinimit po shndërrohen në shpërndarës të infeksionit, sikurse pamjet e sotme në Prizren e Gjakovë, ku edhe ashtu kemi rritje enorme brenda ditësh të rasteve spitalore e fatkeqësisht edhe numri i vdekjeve po rritet frikshëm”, ka shkruar ish-ministri i Shëndetësisë në Facebook.
Ai ka potencuar se Qeveria Kurti po bën “praktikë” me pushtet dhe shëndet.
Dërgimi në rrugën e infeksionit e jo parandalimit me vaksinë. Çka është ky, menaxhim? JO! Ky është tmerr. Deri sa...
Posted by Armend Zemaj on Tuesday, August 17, 2021
-
Zemaj akuzon Qeverinë e Vitinë për gjendjen në shëndetësi
-
Zemaj: Qeveria Kurti s’ka aftësi të menaxhojë me shëndetësinë
-
Zemaj kritikon Qeverinë: Nuk e ka pasur pandeminë prioritet
-
Zemaj - Kurtit: Nëse beson se e ke mposhtur pandeminë, nuk je n’tokë t’bukës
-
LDK-ja thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e pandemisë