Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zemaj - Kurtit: Nëse beson se e ke mposhtur pandeminë, nuk je n’tokë t’bukës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosmenaxhim të duhur të pandemisë me COVID-19.

Zemaj në Facebook ka thënë se virusi është prezent ende dhe se Kurti i ka mashtruar qytetarët duke u thënë se pandeminë e ka mundur.

“Kryeministër, krejt bota demokratike është në luftë për shëndet, ndërsa ju veç për pushtet”, ka shkruar Zemaj.

Ndërsa, ka thënë se ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk është i duhuri për t’u përballur me menaxhimin e situatës me koronavirus. Sipas Zemajt, Vitia po merret me fushatën për zgjedhjet lokale e jo me pandeminë.

“Fillimisht thatë që e mundët pandeminë, pastaj thatë se do ta mundni! Cila është e vërteta juaj kryeministër? A besoni ende që e keni mundur pandeminë? Nëse po, atëherë nuk jeni n'tokë t'bukës. Nëse kthjellesh dhe e sheh situatën reale, fillon e beson që virusi është në mesin tonë. E rrjedhimisht, a mendon ende si dikur që ministri 'mindil' është i duhuri për ta fituar këtë betejë? Nëse po, si është e mundur që i njëjti është duke u marrë me fushatë për zgjedhjet lokale dhe jo me pandeminë”, ka thënë Zemaj.

 

Kryeministër, krejt bota demokratike është në luftë për shëndet, ndërsa ju veç për pushtet! Sot, 888 raste me Covid...

Posted by Armend Zemaj on Wednesday, August 11, 2021