Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka paralajmëruar një vizitë së shpejti në Veri të Mitrovicës.
Në pyetje të gazetarëve kur do të jetë vizita e tij në Veri, Zemaj është përgjigjur: “Së shpejti”.
Zemaj ka vizituar Spitalin Rajonal të Mitrovicës ku është mbajtur konferenca gjatë të cilës janë kumtuar edhe rastet e reja me COVID-19 në Kosovë.
“Tani jo vetëm se është shndërruar në prioritet lufta me COVID-19, por po bëjmë ç‘mos për të rritur kapacitetet. Po angazhohemi që ky spital të ofrojë shërbime shëndetësore për pacientët e Mitrovicës, Vushtrrisë, Skenderaj të mos kenë nevojë të shkojnë në Prishtinë për trajtim. Pas kalimit të pandemisë, fokusi do të jetë decentralizimi i shërbimeve shëndetësore dhe spitaleve rajonale në Kosovë. Me këtë ndihmojmë banorët dhe i japim mundësi QKUK që të shkarkohet”, ka thënë Zemaj që ka dorëzuar një autoambulancë për Spitalin e Mitrovicës, donacion ky i BE-së.
-
Ministri Zemaj në Mitrovicë, nuk e pret askush nga zyrtarët komunalë
-
Spitalit të Pejës i ndahet një autoambulancë, ndihmë e BE-së në luftimin e COVID-19
-
Zemaj: Po shohim mundësinë e lehtësimit të disa masave
-
Zemaj: Masat e reja do të ndërmerren varësisht nga numri i të infektuarve
-
Zemaj takon homologun e tij austriak, diskutohet për sigurimin e vaksinës anti-COVID-19