Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar gjoba për ata që s’i respektojnë nasat mbrojtëse, teksa numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë vazhdon të rritet.
“Ne jemi duke biseduar dhe qëndrimi jonë është zyrtar. Për çfarë do që është e vlefshme për ta mbrojtur jetën e qytetarit, ne jemi këtu prezentë dhe për këtë arsye këto vizitat tona të përditshme e ofrojnë këtë shërbim ligjore dhe kushtetues. Ndërsa sa i përket masave, jemi në konsultim me pjesën administrative dhe ligjore që të rrisim kapacitetet e masave ndëshkuese. Ata të cilët nuk janë duke i respektuar këto masa mbrojtëse duhet të ndëshkohen që mos ta dëmtojnë shëndetin e tjetrit apo mos ta infektojnë ndonjë person”, ka thënë Zemaj, duke shtuar se janë duke bërë çmos që mos të rikthehen masat izoluese.
Zemaj, i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, e kanë vizituar Klinikën Infektive, për të parë nga afër gjendjen e pacientëve me COVID-19.
“Erdhëm për t’u informuar për së afërmi dhe për të vizituar pjesëtarët të cilët janë duke punuar edhe përtej orarit të caktuar që e kanë këtu në Klinikën Infektive dhe t’iu ofrojmë shërbimet më të mira të mundshme pr situatën në të cilën po e kalojmë në luftimin e pandemisë”, tha Zemaj, raporton Ekonomia Online.
I pari i shëndetësisë, teksa foli për shtimin e rasteve me COVID-19, tha se qytetarët dhe institucionet nuk po dëgjojnë në parandalimin e kësaj pandemie.
“Problemi është se qytetarët nuk po dëgjojnë dhe institucionet tjera nuk po dëgjojnë në parandalimin e kësaj pandemie. Masat e parapara nga IKSHPK-ja nuk po respektohen dhe kjo është ngarkesë për Klinikën Infektive, e mbi të gjitha edhe e rrezikon jetën e çdo qytetari i cili përballet me pandeminë. Pandemia ekziston, perceptimi është duke u ndërtuar gabim nga ata që virusi nuk është prezent dhe mesazhi jonë është që t’iu ofrojmë përkrahje që mos të na ndodhë diçka më e madhe”, tha ai.
-
Zemaj paralajmëron ashpërsim të masave anti-COVID
-
Ekipet mjekësore të Infektives u bëjnë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat anti-COVID
-
Zemaj bën thirrje të respektohen masat që mësimi të mos kalojë online
-
Zemaj kërkon shtim të kontrollit në pikat kufitare pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19
-
Zemaj nuk përjashton mbylljen totale nëse rritet numri i të infektuarve dhe nuk respektohen masat