Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve dhe mësuesëve, që të respektohen masat antiCOVID në mënyrë që mësimi të mos kalojë mësimi online.
Nëpër shkollat e Kosovës po regjistrohen raste me koronavirus, ku disa shkolla janë detyruar të kalojnë në mësimin online, ndërsa në disa tjera ka shkuar ndonjë klasë në këtë formë të mësimit.
“Kujdes i shtuar, mësim i sigurt në bankat shkollore. Nxënës të dashur, mësimi online, nuk e zëvendëson mësimin në bankën e shkollës, as mësuesen e mësuesin, as shoqet dhe shokët e shkollës. Prandaj, respekto rregullat, respekto rekomandimet e mësuesve, arsimtarëve dhe profesorët Tuaj. Barte maskën! Ruaje distancën! Mbaje higjienën! Kështu, ju do të vijoni mësimin, me shoqet dhe shokët në bankat shkollore! Prindër, shtojeni kujdesin për fëmijët Tuaj, ata kanë nevojë të marrin mësim në shkollë, vendi më i mirë për mësim. Mungesa e kujdesit, sjell vendimin për mësim nga shtëpia. Mësues, arsimtarë, profesorë, Respektoni masat anti Covid. Ne kemi besim te Ju. Ju jeni vendimtar për qëndrimin e sigurt të nxënësve në klasë dhe në shkollë. Zbatoni rregullat. Ju ruani nxënësit, veten, familjet Tuaja dhe shëndetin publik”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
-
Nesër nis gjysmëvjetori i dytë shkollor, kërkohet respektimi i masave anti-Covid
-
Likaj bën thirrje për respektim të masave: Asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkolla
-
Zemaj: Shqetësuese pamjet e prindërve e arsimtarëve para shkollave pa maska
-
Zemaj: Kemi rënie të rasteve, por duhet të kemi kujdes
-
Zemaj para fillimit të vitit të ri shkollor bën thirrje për respektim të masave ndaj COVID-19