Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se qytetarët e Kosovës po kontribuojnë në shpërndarjen e infektimit duke mos respektuar rregullat.
Zemaj në një postim në Facebook ka kritikuar qytetarët e Kosovës për mosmbajtje të maskës. Ai kërkon nga qytetarët që të jenë përgjegjës për përhapjen e virusit dhe të mos i detyrojnë institucionet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
“Ju po harroni se s’po vendosni maskën. S’po respektoni rregullat antivirus. Si shoqëri, qytetarë, familjarë, individë, t’i je përgjegjës të mos e çosh virusin në shtëpi. Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur”, është shprehur Zemaj.
Ai ka thënë që virusi po e rëndon gjendjen e popullatës, po e rrit krimin dhe pakënaqësitë e njerëzve.
-
Zemaj: Jemi të detyruar t'i ashpërsojmë masat
-
Zemaj, thirrje qytetarëve të barten maskat e të mbahet distanca
-
Zemaj kërkon respektim strikt të masave ndaj koronavirusit, rreziku për përhapje ekziston
-
Zemaj: Virusi ka marrë hov të madh, Qeveria e mashtrimit në gjumë të thellë
-
Zemaj: Paaftësia e Qeverisë po e dëmton shëndetin