Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është ftuar për nesër nga Lëvizja Vetëvendosje në interpelancë në Kuvendin e Kosovës.
Kjo interpelancë, e thirrur nga deputeti Fitim Uka, ka të bëjë me mungesën e oksigjenit medicinal në institucionet publike shëndetësore dhe furnizimi nga kompani të palicencuara.
“Mungesa e oksigjenit medicinal nëpër institucionet publike shëndetësore Qendrore dhe Regjionale si dhe furnizimi me oksigjen nga kompani të palicencuara e kanë shtruar urgjencën e interpelancës me Armend Zemajn, ku edhe duhet të jap llogari në Kuvend para qytetarëve të Republikës”, thuhet në njoftimin e VV-së në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
VV-ja dorëzon të enjten kallëzim penal për "abuzim me oksigjen në spitale"
-
Vetëvendosje propozon që Zemaj të raportojë në Kuvend për situatën me COVID-19
-
Zemaj: Ata që po heshtin nuk ia duan të mirën LDK-së e Kosovës
-
Zemaj: Shqetësuese, kemi më shumë buxhet e më pak barna
-
Zemaj për gjendjen në shëndetësi: Degradim menaxherial dhe interferime politike nga LVV-ja