Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në emsionin “Tempus” në KTV, ka thënë se gjendja në shëndetësi nuk është aspak e mirë, pasi sipas tij, ka degradim menaxherial dhe institucional, ndërsa përmendi edhe interferime politike nga partia në pushtet.
“Fatkeqësisht, e kemi një gjendje inerte të kësaj qeverie, 20 muaj e më shumë duket që akoma është ajo vërejtja kryesore nga fillimi që e kemi thënë, ishte edhe thirrje, dikur edhe lutje të mos themi, që qeveria të ketë së paku një program për sektorin e shëndetësisë ose ta shohim një mundësi vizioni pak më ndryshe, duke e marrë parasysh peshën e votës që e ka në Kuvendin e Kosovës, problemet për të mos pasur tendenca të minimizohen kërkesat legjislative, ose kërkesat buxhetore dhe fatkeqësisht kjo është dukur që e ka lënë në hije edhe pjesën e organizimit politik-vendimmarrjes”, tha Zemaj.
Zemaj përmendi edhe ndërrimin e ministrave, duke thënë se i pari duket se nuk e kishte vëmendjen e menaxhimit por për të bërë një garë tjetër elektorale, ndërsa ministri tjetër që do të mund të intervenonte në disa fusha emergjente, por me shumë të panjohura, pa përvojë e koncept të menaxhimit, erdhi në gjendjen e tanishme.
“Janë 20 e sa muaj, pacientët kanë pësuar shumë, qytetarët kanë pësuar shumë dhe pjesa tjetër ndërlidhet me atë që po e themi në vazhdimësi, mënyra e degradimit menaxherial dhe institucional, kjo nënkupton interferimet politike nga Lëvizja Vetëvendosje, interferimet nga jashtë të grupeve të interesit, besa tash ka kulmuar dhe pritet që do të kulmojë me afera të mëdha korruptive dhe njëfarë lloj injorimi, ofendimi që nuk është parë asnjëherë në Kosovën e pasluftës ndaj profesionistëve shëndetësorë, komplet mjekëve, infermierëve, stafit teknik, edhe raporti me qytetarët, me shoqatat, me asociacionet që e mbështesin këtë institucion, mbi të gjitha edhe me mediat”, shtoi ai.
Zemaj: Ligji i ri i buxhetit nuk i përfshinë problemet dhe reformën e premtuar në shëndetësi
Edhe
Opozita kritikon Qeverinë për gjendjen në sektorin e shëndetësisë
Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në emisionin “Tempus” në KTV tha se ligji i ri i buxhetit nuk i përfshinë problemet dhe reformën e premtuar në shëndetësi.
“Një riorganizim i sistemit shëndetësor, por e ndan qartazi dhe krijon një partneritet të ri me atë privat, dhe nuk do t’i kishim këto problematika dhe dyshime, se pse po dobësohet sektori publik pse po ka interesim sektori privat, pse kanë lulëzuar institucionet private këto 20 muaj rreth Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”, ka pyetur Zemaj.
Ai tha se nëse do të ishte marrë me të kaluarën, nuk do të mund të bënte asnjë hap përpara.
“Hapat përpara ishin rritja e kapaciteteve humane, rritja e kapaciteteve në infrastrukturë, mobilizimi i tërësishëm i sistemit shëndetësor për të menaxhuar pandeminë, domethënë ne së paku e kishim një objektiv për gjendjen të cilën duhej ta kalonim”, është shprehur ai.
Sipas tij, pritjet që ishin në këtë mandat, kishin nivel më të lartë të përmbushjes së obligimeve buxhetore, po ashtu tha se kishte një stabilitet politik dhe një qeveri që i ka numrat të kalojë çdo ligj në Kuvendin e Kosovës.
Edhe
Zemaj: Ata që po heshtin nuk ia duan të mirën LDK-së e Kosovës
“Është tepër e rëndësishme për një ministër që e ka një strukturë se çka do ta orientojë reformimin ose organizimin e sistemit shëndetësor dhe këtu fatkeqësisht nuk reflektojnë në ligjin e ri të buxhetit. Pjesa kryesore e cila është reformimi i sistemit, riorganizimi i sistemit, ligji i shëndetësisë fare nuk ka kosto, ligji i pagave, gjithçka që është insistuar, asnjëra nuk është e evidentuar ose nuk ka përkrahje buxhetore në ligjin e ri të buxhetit”, tha tutje deputeti Zemaj.