Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në deklarimet jashtë rendit të ditës, në seancën e së enjtes, ka ngritur shqetësimin për mungesë të barnave.
Ai ka thënë se është shqetësuese se përkundër rritjes së buxhetit ka më pak barna.
“Mungesa e barnave, po themi të barnave, nuk po themi mungesës vetëm të buxhetit. Të gjithë i jemi gëzuar rritjes së buxhetit për barna por është shqetësuese se tash ka barna më pak. Pse po ndodhë kjo? Qytetarët e pacientët duhet ta dinë kush janë hartuesit e listës esenciale, kush janë personat kush i kontrollon ata e kush qëndron prapa tyre”, ka theksuar Zemaj.
Ai ka thënë se këtë çështje do ta adresojnë në rrugë institucionale dhe nuk do të lejojnë që ajo të fshihet. “Është duke na dëgjuar edhe ministria edhe Prokuroria, por përgjegjësisë nuk do t’i ikni”, ka theksuar Zemaj.
-
Deputetët kërkojnë përgjegjësi për mungesë të barnave, drejtori i Onkologjisë thotë se furnizimi është maksimal
-
Ramaj: Nuk është e qartë se kush kujt i jep llogari në sistemin publik shëndetësor
-
Mungesa e barnave dhe llogaridhënies – sot në "60 Minuta" me Besim Kodrën
-
Mehmeti për furnizimin me barna: Ka mungesa të përditshme
-
Molliqaj: Skandaloze, pse Kosova duhet të humbë kohë me muaj të miratojë një ilaç që përdoret në BE