Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zemaj: Do të shtohet mbikëqyrja, situata me koronavirus është nën kontroll

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjendja me koronavirus vazhdon të mbetet normale, duke shtuar se nuk ka nevojë të bëhet panik.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se krejt çka duhet është të respektohen rekomandimet nga institucionet relevante.

“Gjendja është normal, nuk ka vend për panik ashtu siç është prezantuar në orët e pasdites, krejt çka duhet është ta rrisim kujdesin, ta mbajmë distancën dhe t'i respektojmë rekomandimet. Për këtë arsye organet e pavarura do ta shtojnë kontrollin e mbikëqyrjes”, ka thënë ai.

Zemaj ka bërë thirrje që të bëhet kujdes.

“Gjendja duhet të ndryshojë për së miri dhe të mos kemi nevojë të përballemi me masa shtesë. Virusi është akoma prezent, mos besoni deklaratave të ndryshme për shkak të interesave të ndryshme, por besojuni profesionistëve shëndetësorë”, ka thënë ai.

Edhe Zemaj thotë se janë të gatshëm të menaxhojnë variantin e ri të koronavirusit Arbëri Zemaj thotë se janë të gatshëm të menaxhojnë variantin e ri të koronavirusit

Ai ka thënë se Qeveria ka marrë vendim që qysh nesër të ketë lëvizje të lirë edhe në kufi.

Edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se situata me koronavirus është nën kontroll.

Sipas tij, lehtësimi i masave, festat dhe fillimi i punës, kanë ndikuar që të ketë lëvizje të qytetarëve duke shtuat kështu edhe numrin e rasteve me koronavirus.

Ai ka thënë se Kosova ka pasur masa por jo më të rrepta se vendet tjera. Ramadani ka thënë se virusi është akoma prezent dhe duhet pasur kujdes.

“Maska është domosdoshmëri dhe duhet patjetër të mbahet. Ne besojmë që shumë shpejt do ta normalizojmë këtë gjendje", ka thënë ai.

Edhe Zemaj: Do të ketë rritje të kontrolleve Arbëri Zemaj: Do të ketë rritje të kontrolleve

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, ka thënë se pas lehtësimit të masave qarkullimi i qytetarëve është shtuar.

Ai ka thënë se Policia E Kosovës bashkë me inspektorët sanitarë do t’i shtojë kontrollet, sidomos në lokale.