Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zemaj: Jemi konservativë ndaj lirimit të tepruar të masave, nuk do të lejojmë gabime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me COVID-19, ka thënë se vlerësimet e përgjithshme rreth situatës epidemiologjike janë stabile.

Por Zemaj ka thënë se ai dhe MSH-ja janë konservativ në ecjen apo lirimin e tepruar të masave. Ka thënë se nuk do të lejohet ndonjë gabim që mund të shkaktonte probleme.

Zemaj ka treguar se gastronomet kanë paraqitur një plan se si do të operojnë gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, për çka tha se janë duke i vlerësuar me të gjitha akterët. Ai tha se duhet të jenë të kujdesshëm sa i përket gjendjes me COVID-19.

E ai u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Vlerësimet e përgjithshme rreth situatës epidemiologjike janë stabile, janë me një ecje të sigurt në menaxhimin e kësaj situate. Pavarësisht numrit të rënies së infeksionit, stabilitetit që e kemi në institucionet tona shëndetësore, kjo tregon që lufta e përbashkët me qytetarët është treguesi i qartë që zbatimi i masave të marra nga Qeveria e Kosovës, rekomandimet e IKSHPK-së dhe të miat kanë treguar rezultate të cilat duhet të përcillen”, ka thënë Zemaj pas takimit, raporton KSP. “Rekomandimet lidhen edhe me aspektin e riorganizimit të mëtutjeshëm të institucioneve tona shëndetësore. Do të bëjmë rikthimin gradual të të gjitha shërbimeve në institucionet tona shëndetësore, ato të cilat janë në ambulancat specialistike edhe kërkesat për operacione. Kjo është domosdoshmëri, kështu që me këtë siguri do të ecim edhe në vlerësimin e masave të reja, qoftë në kufizimin kohor, por edhe në disa aspekte në gastronomi, disa lirime në aktivitete sportive që ndërlidhen me garat ndërkombëtare dhe disa aktivitete kulturore... Do të jap vlerësimin ligjor dhe teknik për bartjen e maskave dhe udhëzuesve të tjerë, dhe protokolleve të tjerë që ndërlidhen me zbatimin e këtyre masave dhe njëherësh do të tregojmë edhe aspektin tonë të fuqisë ligjore për të gjithë ata të cilët nuk i respektojnë këto masa. Ju e dini që të shtunën jam detyruar të marr një vendim që në një shkollë të Kosovës të kalojmë nga mësimi A në mësimin C për shkak të situatës së krijuar të një infeksioni. Lirimi i masave ka të bëjë me vlerësimin e situatës të cilën e kemi, personalisht dhe në emër të MSH-së jemi pak konservativ në ecjen apo lirimin e tepruar. Nuk do të lejojmë ndonjë gabim që mund të na shkaktojë ndonjë problematik. Njëherësh, kisha ftuar edhe përfaqësuesit e gastronomisë, hotelerisë dhe bizneseve të ndryshme, dhe ata shprehën pakënaqësitë dhe nevojën për lirinë e lëvizjes dhe shtimin e orarit. Unë e ftoj Qeverinë e Kosovës, deputetët, që ta votojnë Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike dhe t’iu mundësojmë të gjithë këtyre që sado pak t’ia zbusin humbjet dhe neve të na lehtësojnë ecjen e mëtutjeshme me mbikëqyrjen e masave, të cilat e ruajnë shëndetin publik. Pa këtë koordinim institucional dhe pa këtë front të përbashkët, mendoj që problemet që do t’i bartë Ministria e Shëndetësisë do të jenë tendencioze nga të gjithë ata që mund të sabotojnë këto procese", tha ai.

Edhe Zemaj thotë se janë të gatshëm të menaxhojnë variantin e ri të koronavirusit Arbëri Zemaj thotë se janë të gatshëm të menaxhojnë variantin e ri të koronavirusit

Ai ka shtuar se situata në Kosovë është dukshëm më mirë se në rajon.

“Evropa është duke u përballur me një valë të re të infeksionit, vendet e rajonit janë dyfish më keq se Kosova. Por, kjo ne duhet të na tregojë qartë që duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe bashkërisht të vazhdojmë ta luftojmë pandeminë”, ka thënë Zemaj.