Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt, i kanë shkuar për vizitë dy kryeministra shqiptarë të mërkurën.
Por, atyre ua ka ndërruar shtetet ku në të vërtetë ata shërbejnë.
Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Zelensky ka shkruar sikur të jetë kryeministër i Malit të Zi, kurse Dritan Abazoviqin e ka quajtur kryeministër të Shqipërisë.
Postimi në Facebook ka marrë komente të shumta edhe në shqip, ku Zelenskyt i është thënë ta rregullojë gabimin, gjë që e ka bërë minuta më pas.
Rama dhe Abazoviq kanë qëndruar të enjten në Kiev, ku kanë treguar edhe mbështetjen për Ukrainën ndaj luftës me Rusinë.
