Arbëri

Rama e Abazoviqi nisen drejt Ukrainës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, janë nisur të martën për në kryeqytetin ukrainas, Kievin.

“Për Kiev me ftesë të presidentit Zelensky”, ka njoftuar Rama në profilin zyrtar në Facebook.

Rama e Abazoviqi pritet që nesër të takohen me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky.

Kievin nga Ballkani Perëndimor e ka vizituar edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, më herët.

 

Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky????????

Posted by Edi Rama on Tuesday, June 14, 2022