Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se dënon sulmin ndaj kanalit të ujësjellësit të Ibër-Lepencit që ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit në veri të Kosovës, duke ofruar mbështetje për t’i ndëshkuar përgjegjësit.
Ai ka shkruar në rrjetin social X se do t’i vlerësojnë mbështetësit për tejkalimin e kësaj situate.
“Dënojmë sulmin e 29 nëntorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do t’i mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit si dhe do t’i vlerësojmë ofertat e mbështetjes në këtë përpjekje”, ka shkruar Miller, derisa ka përmendur KFOR-in dhe kontribuuesit e tjerë që ndihmuan në rivendosjen e furnizimit me ujë.
Pas sulmit me eksplozivë në fshatin Varagë të Zubin-Potokut, Policia e Kosovës edhe gjatë së dielës ka kryer kontrolle dhe bastisje në disa lokacione, me ç’rast ka konfiskuar armë.
-
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin në Ibër-Lepenc
-
Kasanof: SHBA-ja po ndihmon Kosovën të kryejë hetimin për sulmin në Ibër-Lepenc
-
Terras dënon sulmin në veri: Kriminelët të dalin para drejtësisë
-
Hovenier: Herët të thuhet se kush qëndron pas sulmit, duhen hetime të kujdesshme
-
Hovenier: Në këtë pikë SHBA-ja s’është në gjendje të thotë kush qëndron prapa sulmit në Ibër-Lepenc