Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i ulin tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme. Në një konferencë për media, Stano deklaroi që liria e lëvizjes është kusht bazik i BE-së dhe presin që dy vendet ta promovojnë këtë.
“U bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe t’i ulin tensionet. Kjo të bëhet menjëherë dhe pa vonesë”, është shprehur Stano.
Policia e Kosovës sot ka kryer një aksion në pikat kufitare, duke ndaluar futjen e veturave nga Serbia pa targën “RKS”. Ky vendim që është lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, vlen për veturat që targë kanë “KS”.
Artikuj të ngjashëm
-
Stano: Kosova t’i evitojë veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që mund t’i rrisin tensionet
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
-
Stano: Policia e Kosovës po e heton situatën në Banjskë, Serbia të bashkëpunojë pa kushte
-
Stano: Në Kosovë është krijuar situatë shumë e rrezikshme
-
BE-ja mirëpret zvogëlimin e pranisë policore në komunat në veri, kërkon të ndërmerren hapa të tjerë