KRU Prishtina ka njoftuar se inspektorët e saj kanë zbuluar të dielën një plantacion të madh në Bardhosh që po ujitej në mënyrë ilegale tërësisht më ujë të pijshëm.
KRU Prishtina në Facebook ka publikuar edhe video të plantacionit në fjalë.
“Kjo është e papranueshme, më shumë se e neveritshme, për jo njerëzore, mos të flasim fare. Në Bardhosh, Plantacion i madh, u zbulua tash nga inspektorët tanë duke e ujitur tërësisht me ujë të pijshëm, nga fillimi e deri në fund”, thuhet nga KRU Prishtina.
KRU Prishtina ka zhvilluar aksion javëve të fundit për luftimin e kyçjeve ilegale dhe keqpërdorimit të ujit të pijshëm.
Të dielën janë identifikuar e shkyçur edhe disa lidhje ilegale në Bardhosh e Lebanë.
Artikuj të ngjashëm
-
Keqpërdorimi i ujit, zbulohen tri kyçje ilegale në Bardhosh
-
KRU “Prishtina” vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegalë
-
Me ujin e pijshëm po e ujiste pemishten, shkyçet një lidhje ilegale në Llukar
-
KRU “Prishtina”: Uji nga Badoci, i pijshëm dhe i sigurt për konsum
-
Muja akuzon “Drinin e Bardhë” dhe “Qumështoren Vita” për furnizim me ujë të ujitjes