Dyert e autobusit i kishte hapur edhe për ata që nuk kishin planifikuar të udhëtonin ato ditë nga Podujeva për në kryeqytet.
Në marsin e prillin e vitit 1981, ia kishte vënë mision vetes që të bartte sa më shumë udhëtarë për Prishtinë. Ai po i ftonte qytetarët e Podujevës për “me vdekë për Kosovë”, shkruan sot Koha Ditore.
Dhe kësaj “oferte” i ishin përgjigjur me mijëra banorë të Podujevës. Për dallim prej herëve të tjera kur po bartte funksionarë shqiptarë të asaj kohe nëpër shëtitje e seminare, kësaj here po bartte demonstrues.
Në demonstratat e studentëve të para 38 vjetëve, “protestues” ishte edhe autobusi i tipit “Sanos,” që atëkohë e drejtonte Zahir Fejza (1946).
Ai gjithnjë e kishte pasur një lidhje shpirtërore me studentët. Në fakt, ai e kishte një shpirt rebeli. Zahir Fejza, që atëkohë jetonte në fshatin Dobratin të Podujevës, asnjëherë nuk iu kishte përmbajtur vijës së rregullt kur mbërrinte në Prishtinë e që duhej të shkonte afër Stacionit të Trenit, të dilte në “Dardani”, ku tash është shtatorja e Bill Clintonit, dhe nga aty të drejtohej për në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Për hatër të studentëve gjithnjë shkonte rrugës që tash mban emrin “Agim Ramadani” deri te Mensa e Studentëve, te rrethi te QKUK-ja dhe pastaj në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Edhe
Pa zgjidhje takimi mes përfaqësuesve të kompanive të autobusëve dhe zyrtarëve të Prishtinës
Njësoj vepronte edhe kur kthehej pasdite në Podujevë. Ua kishte përshtatur orarin studentëve që kur i kryenin ligjëratat shkonte e i merrte te Mensa dhe i kthente në Podujevë. Për këtë kryeneqësi kishte marrë edhe dënime. Por aq i bënte atij. Kjo ishte koha kur gjithçka dukej e zakonshme.
E pazakonshmja kishte filluar në muajin mars, kur kishin nisur demonstratat e studentëve të vitit 1981....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)