Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev shpalosi sot programin e tij qeveritar ndërkohë që i bëri thirrje presidentit Ivanov që brenda 10 ditësh të ia dorëzojë mandatin.
Zaev tha se programi i tij shuan të gjitha dilemat e Ivanovit dhe përforcon karakterin unitar dhe sovranitetin e shtetit.
Ai zbardhi se pjesë e programit qeveritar është miratimi i ligjit për përdorimin e zgjeruar të gjuhës shqipe në institucionet e vendit. Ai tha se ligji do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe se me këtë hap nuk cenohet gjuha maqedonase, raporton Alsat.
Në këtë kuadër Zaev hodhi poshtë siç tha gënjeshtrat për gjoba prej 5000 eurosh ndaj personave që nuk do të mësojnë shqip. Sa i përket bankënotave dhe uniformave, Zaev tha se debati për këto çështje mbetet i hapur dhe se për momentin një mundësi e tillë nuk është në harmoni me Kushtetutën.
-
Zaev apel Ivanovit që të nënshkruajë Ligjin për gjuhët
-
Zaev i kërkon sërish Ivanovit nënshkrimin e Ligjit për gjuhët
-
Zaev thotë se ekziston alternativa për fuqizimin e Ligjit për gjuhët
-
Zaev: Iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin e Gjuhëve
-
Ligji i gjuhëve këtë javë shkon për votim në Kuvendin e Maqedonisë