Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencë për media ka thënë se me zgjedhjen e kryetarit të parlamentit është bërë një hap i madh në proceset demokratike.
“Kemi bërë një hap të madhe në proceset demokratike sipas shumicës parlamentare, kemi bërë hapin e parë me zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe do të vazhdojmë me formimin e institucioneve tjera. Uroj Xhaferin dhe përkujtojë se fortë e mbështesim atë”, tha Zaev.
Derisa komentoi dhunën e mbrëmshme tha se një pjesë nga dhunuesit ishin pjesëtarë të policisë dhe disa të tjerë i cilësoi si banditë që kishin për qëllim likuidimin e tij.
“Ajo mbrëmë që ndodhi ishte tentim për vrasje, kishit rastin ta shihni edhe vetë. Ishte një veprim i koordinuar edhe nga forcat policore”, tha Zaev.
Zaev deklaroi se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Ivanovit, duke e cilësuar atë si përgjegjës për atë që ndodhi mbrëmë brenda dhe jashtë Kuvendit, raporton Alsat-M.
Edhe
Hamza bën thirrje për respektim të secilës votë
Derisa komentoi intervenimin e vonshëm të policisë kreu i LSDM-së theksoi se mbrëmë u shkel Kushtetuta dhe ligjet e RM-së dhe se do të kërkohet përgjegjësi nga të gjithë. Me këtë rast sugjeroi që Mitko Çavkov të ikë sa më larg që është e mundshme.
“Kjo që ndodhi mbrëmë ishte vetëm një vërtetim për shkeljen e Kushtetutës. Pres dorëheqjen e menjëhershëm të Mitko Çavkovit dhe të ik sa më larg që është e mundur”, tha Zaev.
-
Medvedev kërcënon Evropën pas sulmit në Rumani: Gjumi i qetë ka marrë fund
-
LDK-ja dënon dhunën në Skenderaj: Kosova ka nevojë për maturi dhe debat demokratik
- A do të rrëzohet sivjet nga pushteti autokrati serb Vuçiq?
-
Çka është për opozitën “fitore e demokracisë”, për VV-në është “sjellje dëshpëruese e humbësve”