Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ymeri: Tash e një vit Lëvizja po përballet me mospajtime

Akuzat e deputetes Aida Dërguti karshi Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit i ka sqaruar kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri në një intervistë për emisionin “Rubikon” të KTV-së. Në këtë intervistë ai pranoi se tash e një vit Lëvizja po përballet me linçime e etiketime të personave të caktuar.

Ymeri ka thënë se Vetëvendosje ka ndryshuar dhe nuk është ajo e ditëve të para. Sipas tij, brenda subjektit ka kohë që ka dallime e mospajtime se si do të duhej të funksiononte Lëvizja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në Lëvizjen Vetëvendosje ka një kohë që ka dallime e mospajtime në atë se si do duhej që organizata të zhvillohet dhe cila metodë është më e përshtatshmja në cilën aktualitet ndodhet vendi dhe Vetëvendosja”, ka thënë Ymeri.

Ai tha se Dërguti mori përgjegjësin për fjalorin e përdorur, për të cilin Ymeri thotë se është gjuhë e papranueshme.