Visar Ymeri nga Vetëvendosje, ka diskutuar për zhvillimet më të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, përçarjet dhe rreshtimet por edhe opsionet e mundshme për të dalë nga kriza që ka kapluar Vetëvendosjen.
Ai në një intervistë në Rtv21, tregoi se problemi aktual i Vetëvendosjes ka filluar nga tetori i vitit 2016.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij kjo ka filluar si një fushatë e cila është orientuar ndaj personave të caktuar, konkretisht tek Dardan Molliqaj. Ymeri tha se kjo fushatë ka qenë me dy akuza kryesore.
“Njërën anë ka qenë akuza se njerëzit e caktuar dyshohet se o punojnë vetëdijshëm o pa vetëdijshëm për shërbime të huaja…gjë e cila nuk është faktuar kurrë dhe akuza tjetër ka qenë se ka një rehati të njerëzve nëpër pozicionet e tyre të cilët i keqkuptojnë ato pozicione sikur pushtet dhe i përdorin ato pozicione për të ushtruar pushtet përmbi organizatën, këto kanë qenë dy akuzat asnjëherë të faktuara”, tha Ymeri.
Ymeri po ashtu potencoi se për t’i ndalur këto fushata ka përpiluar një marrëveshje bashkë me Glauk Konjufcën të cilën ia kishin ofruar Albin Kurtit , por që sipas Ymerit kjo marrëveshje nuk është përfillur.
“Deri në atë moment unë kam pasë një shpresë të jashtëzakonshme se problemi do të zgjidhet, pra kam menduar se do të kemi mirëkuptim nga të gjitha palët sidomos nga Albini për të hequr dorë nga organizmi i kësaj fushate. Unë mendoj se Albini e ka nis edhe e ka nxit një gjë të tillë, natyrisht që nuk mund ta fajësoj për secilën mënyrë edhe secilën gjë…Ajo është nisur dhe mirëmbajtur nga Albini”, tha Ymeri.
Ai shtoi se refuzimi i kësaj marrëveshje për të ka qenë një gjë e keqe. Sipas tij po të bëhej ajo marrëveshje nuk do të ndodhin këto probleme. Ai po ashtu tregoi se kjo fushatë ishte nisur për t’i eliminuar disa njerëz nga Vetëvendosje.
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se deri më tani ka menduar se do të gjendet një zgjidhje në mënyrë që të shpëtohet Vetëvendosje nga ndarja. Mirëpo, ai aktualisht nuk po shpreson shumë për një gjë të tillë.
“Kohëve të fundit kam shumë më pak shpresa, sepse po e shoh se nuk ka as sinqeritet as vullnet për ta mbajtur Lëvizjen bashkë e për ta vendosur interesin e organizatës tonë politike përmbi këndvështrimin personal të njerëzve”, tha Ymeri. Sipas tij ky është thelbi i problemit që e ka Vetëvendosje.