Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që rritet paga minimale menjëherë, pasi sipas tij me 170 euro në muaj as të mbijetohet nuk është e mundshme.
“Paga minimale duhet të rritet menjëherë. Nuk ka, dhe nuk mund të ketë, asnjë argument kundër rritjes së saj. Sepse askush nuk mund të thotë se 170 euro në muaj, që i bie 5 euro e 60 cent në ditë, mjaftojnë për jetesë”, ka thënë Ymeri. “Punëtorët duhet të kenë mundësinë që të jetojnë dinjitetshëm me punën e tyre. Me 170 euro në muaj ata as mbijetesën nuk e kanë të mundshme”.
Ai ka postuar edhe një foto përmes së cilës tregon se paga minimale nuk është rritur që tetë vite.

Artikuj të ngjashëm
-
Visar Ymeri: Paga minimale të rritet urgjentisht në 250 euro
-
Ymeri prezanton katër pikat që koalicioni AAK-PSD do t’i zbatojë për pagën minimale
-
Ymeri pret që të mërkurën të miratohet Rezoluta që synon rritjen e pagës minimale
-
Ymeri sërish për pagën minimale, thotë se rritja e saj ul pabarazinë
-
Paga minimale rritet në 500 euro