Në Maqedoni pothuajse nuk ekziston liria e shprehjes. Gazetarët atje përballen me kërcënime të shpeshta thotë gazetari Xhevdet Pozhari.
"Sot mediet kanë filluar të pavarësohen sepse nuk financohen më nga shteti", ka thënë ai në “Rubikon” të KTV-së .
Mirëpo, përballë tij, gazetarja Arbana Xharra thekson se financimi bëhet tash nga Lindja dhe kjo sipas saj është haptazi e ditur.
Sipas saj, qëllimi i presidentit turk është islamizmi dhe kjo tashmë është arritur në Maqedoni.
"Erdogani ka arritur të depërtojë në Maqedoni dhe jo vetëm me partitë shqiptare por edhe me Gruevskin, thotë Xharra.
Edhe
Xharra - Ibrahimit: Erdogani po e shtrin agjendën përmes jush
E, Artan Grubi nga BDI duke përmendur raportet ndërkombëtare si ajo e Freedom House theksoi se shqetësimi i ngritur për media nuk vlen për ato shqipfolëse.
"Situata që u përmend këtu vlen vetëm për mediumet në gjuhë maqedonase dhe jo ato shqipe", ka thënë Grubi.