Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot mbajti takim koordinues me partitë parlamentare, i cili sipas informacioneve nga kabineti i tij, ka qenë në funksion të seancës së nesërme për zgjedhjen e qeverisë së re, njoftojnë medie nga Shkupi.
Ndërkohë nga LSDM-ja ka marrë pjesë Oliver Spasovski, Ejup Halimi nga BDI-ja, Vesel Memedi nga Aleanca për Shqiptarët, Bardhyl Mamuti nga PDSH-ja dhe Afrim Gashi nga Besa. Në takim nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i VMRO-DPMNE-së.
Në takimin me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, palët dakorduan renditjen e fjalimeve të përfaqësueseve të partive pas fjalimit të mandatarit Zaev.
Artikuj të ngjashëm
-
Xhaferi në njërën anë të Kuvendit, VMRO në tjetrën
-
Xhaferi rizgjidhet kryeparlamentar në Maqedoninë e Veriut
-
Sot ritakohen Zaev e Ahmeti, pritet marrëveshja përfundimtare për qeverinë
-
Veseli thërret në takim Thaçin, Haradinajn, Limajn, Ahmetin e përfaqësues nga LDK e VV
-
Veseli fton për të mërkurën krerët e vendit dhe faktorët përgjegjës për të koordinuar dialogun