Me 62 vota pro dhe 43 kundër Talat Xhaferi i Bashkimit Demokratik për Integrim u rizgjodh kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pro votuan deputetët e koalicionit Mundemi dhe BDI-së, derisa kundër ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së, raporton Alsat.
Deputetët e koalicionit ASH-Alternativa braktisën sallën në momentin e votimit.
BDI-ja dhe LSDM-ja ditë më parë arritën marrëveshje për bashkëqeverisje. Kryeministër pritet të jetë Zoran Zaev, ndërsa BDI-ja do të marrë ministrin e Jashtëm. Në bazë të marrëveshjes, në 100 ditët e fundit të mandatit kryeministër do të jetë një i propozuar nga BDI-ja.
Artikuj të ngjashëm
-
Talat Xhaferi merr sot detyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
-
Xhaferi bëhet kryeministri i parë shqiptar i një qeverie në Maqedoninë e Veriut
-
Kush është Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut
-
Talat Xhaferi pritet të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut
-
Osmani uron Xhaferin: Rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut fuqizim i demokracisë