Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka reagoi sot ndaj situatës së tensionuar në veri të Kosovës, duke dënuar ashpër sulmin ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
“Shqipëria i bashkohet thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet e serbëve të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit”, u shpreh Xhaçka në një postim në Facebook.
Më herët, edhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka thënë se BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it dhe përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri.
Artikuj të ngjashëm
-
Xhaçka për zhvillimet në veri: Dhuna të ndalet menjëherë
-
Xhaçka: S’ka pasur asnjëherë mbrojtje të Serbisë duke e dëmtuar Kosovën
-
Deklarata e Borrellit për sulmet ndaj EULEX-it në veri nxiti reagime në Kosovë e Serbi
-
Borrelli dënon sulmin ndaj EULEX-it, kërkon të hiqen barrikadat
-
Borrelli e quan terrorist sulmin në veri: Sulmuesit të dorëzohen menjëherë