Analisti politik Visar Xani, ka thënë se zhvillimet e fundit rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe prezantimi i një draft-statuti për themelimin e tij në takimin e sotëm në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë më shumë rezultat i kompromiseve politike sesa i negocimit që është zhvilluar.
“Duket që ka disa zhvillime, që ndoshta periudhën e kaluar i vënë në dyshim rezultatet, për shkak që duket që është prodhuar një realitet i ri për çështjen e Asociacionit dhe nuk ka pasur një lloj vazhdimësie e cila vjen si rezultat i negociatave të kaluara, por tash më shumë duket se ka të bëj me kompromise politike dhe jo si rezultat i negocimit”, ka deklaruar Xani.
Ai të martën në një intervistë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, ka thënë se në procesin e dialogut është krijuar një moment i cili duhet të prodhojë një rezultat konkret.
Megjithëkëtë ai ka thënë se nga takimi i së martës nuk pret rezultat të bujshëm.
“Sot nuk mund të themi që mund të kemi një rezultat të bujshëm, as më shumë sa i përket çështjes së Asociacionit, për shkak që ajo është një prej temave më të rëndësishëm dhe më kundërthënëse nëse e krahasojmë historikisht”, ka theksuar Xani.
Sipas tij është e pamundur që në këtë takim palët të dakordohen për draft-statutin e Asociacionit.
Edhe
Takimi në Bruksel
“Nuk pres ndonjë pajtim, është e pamundur, për shkak se dokumenti do analiza, nënshtrim të procedurave, varet krejt mënyra se si ai është hartuar”, ka thënë Xani.
Ndërsa sa i përket deklaratës për personat e pagjetur, Xani ka thënë se nuk pret që Serbia ta zbatojë atë.
-
Xani: S’është e mundur që Asociacioni të ketë kompentencë kushtetuese ekzekutive
-
Kurti për Asociacionin: S’duhet të bëhet për të mirën e Kosovës, Mustafa thotë se ka zgjidhje
-
Draftstatuti i BE-së për Asociacionin “nuk ka gjasa të anulohet”
-
Kurti: Nuk pranoj që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë - Serbi