Dëshmitari Paul Williams i cili i mbështeti juridikisht pa pagesë delegacionin kosovar në Rambuje, thotë se Hashim Thaçi iu raportonte komandanteve të zonave gjatë asaj kohe.
Fillimisht, dëshmitarit iu prezantua deklarata e James Rubin, i cili kishte thënë se Thaçit i duhej të merrte konfirmimin nga komandantët e zonave për çdo zhvillim në Rambuje, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Pas kësaj, dëshmitari u pyet se a i kujtohej se e ka vënë re që Thaçi iu raportonte komandantëve të zonave. Një gjë të tillë, e pohoi Williams.
“Po, kështu më kujtohet edhe mua”, tha ish-këshilltari ligjor i delegacionit kosovar në Rambuje, Paul Williams.
Në këtë konkluzion, dëshmitari thotë se arriti për shkak se Thaçi bisedonte me atë në telefon dhe pas mbylljes së telefonatës, Thaçi tregonte për përshtypjet e tyre për procesin.
“Prandaj thash që ai iu raportonte atyre. Prandaj, dola në këtë përfundim”, tha dëshmitari.
Meqë nuk dinte shqip, dëshmitari thotë se pyeste se më kë po fliste Thaçi, e që shqiptarët që ishin aty i thoshin që po fliste me ekipin e tij, shqiptarët dhe me komandantët lokalë.
Edhe
Williams: Thaçi e kërkoi lejen e komandantëve për ta nënshkruar Marrëveshjen e Rambouilletit
Këtë gjë, dëshmitari tha se ia kanë thënë Blerim Shala, Dukagjin Gorani dhe Edita Tahiri, me të cilët punonin bashkë në dokumente.
Po ashtu, Williams tha se një herë i kujtohet që Thaçi kishte pranuar një telefonatë, por që nuk e di nga kush. Tha se pas kësaj telefonate, Thaçi ishte i shqetësuar.
Ndërkaq, i pyetur nëse Thaçi e kërcënoi dikë në takim, Williams tha se nuk ia tha askush këtë gjë.
Paul Williams nis dëshminë për mbrojtjen e Thaçit dhe të tjerëve
Eksperti amerikan, Paul Williams ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale në rastin kundër krerëve të Ushtrisë...-
Williams: Thaçi në terren para nënshkrimit të Rambujesë, nuk mundi ta takonte senatorin Dole
-
Williams: Pa komandantët e zonave, Thaçi s’kishte autoritet të vendoste
-
Willaims: Thaçi kishte presion të jashtëzakonshëm nga komandantët lokalë gjatë Rambujesë
-
Paul Williams përfundon dëshminë para Speciales