Në qendër të qytetit të Gjilanit disa aktivistë të subjektit politik të Lëvizjes Vetëvendosje kanë pastruar trotuaret nga bora si dhe kanë pastruar borën në hapësirat e institucioneve publike, raporton “Koha Ditore”.
Ky subjekt politik përmes një komunikate ka akuzuar komunën e Gjilanit se nuk është duke bërë përmbushur detyrën për pastrimin e rrugëve nga bora.
“Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra në Gjilan, janë mbledhur sot për të pastruar nga bora trotuaret e rrugës ‘Zija Shemsiu’, ndërkohë që kanë larguar borën edhe nga oborri i Qendrës së Mjekësisë Familjare ‘28 Nëntori’, duke e bërë të kalueshme edhe rrugën hyrëse për automjete në këtë qendër. Ky aksion i aktivistëve të Lëvizjes, ka ardhur si pasojë e mungesës së përkujdesit institucional që do të duhej të bëhej, çdo herë kur rrugët dhe trotuaret tona bëhen vështirë të kalueshme si pasojë e reshjeve të borës. Sot, reshjet e borës kanë filluar qysh në orët e para të mëngjesit dhe nuk vlen arsyetimi i ‘nxënies’ në befasi, sepse ka pasur kohë të mjaftueshme për marrjen e të gjitha masave të nevojshme, në mënyrë që automjeteve dhe kalimtarëve të rastit ti mundësohet qasje sa më e lehtë në rrugët dhe trotuaret e qytetit. Ndërkaq, ia përkujtojmë se Komuna e Gjilanit, shpenzon shuma parash për dhënien e tenderit për mirëmbajtje dimërore të rrugëve në qytet dhe fshatra, ndërsa pos problemeve në qytet, probleme edhe më të mëdha kanë banorët e fshatrave, ku as komunalitë nuk shkojnë për ti kryer shërbimet e tyre, sepse ankohen për pakalueshmëri të rrugëve të mbuluara nga bora”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga ky subjekt.
-
Mirëmbajtja e trotuareve gjatë dimrit në Gjilan, peng i shkeljeve në tender
-
Komuna e Gjilanit reagon ndaj akuzave të VV-së, thotë se nuk merret me improvizimet e opozitës
-
Ngricat vështirësojnë lëvizjen në trotuaret e kryeqytetit
-
LDK-ja akuzon Vetëvendosjen në Gjilan: Avaritë dhe shkeljet nuk kanë të ndalur
-
Partitë opozitare në Prizren reagojnë për mos pastrimin e duhur të rrugëve nga bora