Në kohën kur Kuvendi i Kosovës nuk po arrin të zhvillojë punimet normalisht, e kur në mungesë kuorumi nuk arrijnë të kalojnë shumicën e ligjeve, partitë në pushtet janë të gatshme të nisin punën për reformë zgjedhore, raporton KTV.
Por, kundër kësaj ka dalë Vetëvendosje, që thotë se reformë nuk mund të bëjnë një Qeveri e Kuvend që nuk kanë legjitimitet.
Në tryezën e organizuar nga instituti Demokraci për Zhvillim dhe Ambasada Zvicerane, deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se ata duan zgjedhje e pastaj të bëhet reforma.
Por, partitë në pushtet njëzëri janë shprehur pro reformës, meqë janë të sigurt se mandati i kësaj qeverie do të shkojë deri në fund.
Ndërkohë, shoqëria civile ka kërkuar që të bëhet dekriminalizimi i politikës e të ndalet financimi i partive nga bizneset. Në këtë tryezë nuk ishin të pranishëm përfaqësues nga LDK-ja e PSD-ja.
-
Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës
-
Partitë politike të ndara nëse tash duhet të nisë reforma zgjedhore
-
Sipas VV-së, diskutimi për reformë zgjedhore bëhet për të zgjatur jetën e qeverisë aktuale
-
S’ka as qeveri Konjufca, Kosova drejt zgjedhjeve të reja
-
VV-ja e hapur për koalicion, përveç me LS-në e PDK-në, Haxhiu: Ka pasur përpjekje me LDK-në