Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-ja në partneritet qeverisës me LDK-në dhe komunitetet joshumicë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje shpejt do të finalizojë marrëveshjet me LDK-në dhe partitë e komuniteteve joshumicë për qeverisjen në Prizren, ndërkohë që një ujdi tashmë e ka të firmosur me NISMA-n, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në saje të këtij bashkëpunimi me partnerët e koalicionit, sipas tij, janë siguruar shumica e votave edhe për zgjedhjen e Artan Abrashit për kryesues të Kuvendit të Komunës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar shumicën e votave në KK për zgjedhjen e kryesuesit. Kemi marrëveshje me partitë e tjera në KK të Prizrenit për të zgjedhur kryesuesin dhe për të qeverisur Prizrenin. Si e dini, me NISMA-n kemi marrëveshje të finalizuar, ndërsa me LDK-në dhe partitë e komuniteteve joshumicë kemi marrëveshje që do t’i finalizojmë shumë shpejt”, ka thënë Haskuka, në një prononcim për gazetën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)