Të premten e 12 qershorit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë thirrje për tubim në Sheshin "Skënderbeu".
“Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet "Java e Lëvizjes", organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta”, shkruan Kurti në Facebook.
Kurti ka shtuar se tubimi do të bëhet në distancë derisa vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit për zgjedhje.
“Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin 'Skënderbeu' në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit "Duam Zgjedhje!" anembanë Kosovës”, shkruan Kurti.
-
Kurti fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e nesërm në sheshin “Skënderbeu”
-
Vetëvendosja feston sot bashkë përvjetorin e çlirimit të Kosovës dhe të themelimit të saj
-
VV-ja pret 10.000 qytetarë në tubim, thirrjen e Ambasadës amerikane për kujdes e quan “shabllon”
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera