Lëvizja Vetëvendosje, përmes një kumtese për media bën thirrje që ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, të raportojnë në Komisionin për Shëndetësi.
“Marrë parasysh gjendjen e rëndë në vend me përhapjen e pandemisë, situatën ekstreme ku ndodhet personeli shëndetësor, pacientët me COVID-19 dhe familjarët e tyre si dhe pacientët më sëmundje të rënda e kronike, sot është ripërsëritur kërkesa për raportim të Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe UD Drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqi”, thuhet në kërkesën e VV-së.
Vetëvendosje në reagim thotë se prej datës 7 korrik deputetët e saj në Komisionin parlamentar për Shëndetësi kanë bërë kërkesën zyrtare për raportim të ministrit të Shëndetësisë lidhur me situatën e pandemisë.
“Ende sot Ministri nuk i është përgjigjur kësaj kërkesë. Në mbledhjen e sotme deputetët e Vetëvendosjes e ripërsëritën këtë kërkesë pas rifillimit të punës së këtij Komisioni duke qenë se më herët ka qenë e pamundur për shkak të shëndetit të anëtarëve dhe kryetares së Komisionit. Kësaj kërkese deputetët nga Grupi i VV i shtuan dhe kërkesën për raportim të UD Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së”, thuhet në kërkesën e tyre.
{gallery}
-
Vetëvendosje propozon që Zemaj të raportojë në Kuvend për situatën me COVID-19
-
Opozita lëshon mbledhjen, pushteti e miraton në Komision Projektligjin për sigurime shëndetësore
-
Opozita thotë se drejtuesit e SHSKUK-së po i ikin llogaridhënies
-
Ramaj thotë se VV-ja nuk e shkëputi keqmenaxhimin në shëndetësi
-
Vitia i bën përgjegjës për ngecjet e tanishme në shëndetësi edhe ish-ministrat