Shefi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, ka reaguar ndaj njoftimit të Komunës së Prishtinës dhe kryetarit Përparim Rama, për rikthim të funksionalitetit të plotë i “Prishtina Parkingut”.
Ai ka thënë se aktivizimi i gjobave dhe masave ndëshkuese nga “Prishtina Parking”, pa plotësim/ndryshim të Rregullores nga Kuvendi i Prishtinës është i jashtëligjshëm.
“Që nga muaji maj, kur Gjykata Supreme ka rrëzuar disa dispozita të Rregullores, ekzekutivi i Prishtinës ka pasur kohë të mjaftueshme që ta sjellë në Kuvend ndryshimin e saj. Por nuk e ka barë. Çdo gjobë e shqiptuar në këtë periudhë është e kontestueshme dhe e cenon drejtpërdrejtë parimin e legalitetit”, ka shkruar Sevçla në një koment në njoftimin e Komunës së Prishtinës për këtë çështje në Facebook.
Sipas tij përgjegjësia bie mbi ekzekutivin, që sipas tij, “po vepron pa bazë ligjore dhe në kundërshtim më vendimin e gjykatës më të lartë në vend”.
Rama: Nga e mërkura rikthehen pagesat për parkingje në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Prishtinës ka njoftuar se është rikthyer funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parkingut”.Në...-
Sveçla: S’ka marrëveshje mes Komunës dhe Policisë për gjoba në parkingje të Prishtinës
-
Sot në “60 Minuta”, i ftuar Gëzim Sveçla: Si do të funksionojë parkimi në Prishtinë pas vendimit të Supremes
-
“Prishtina Parking” rinis punën, pavarësisht kontestit ligjor
-
Sveçla: PDK-ja me më së shumti pushtet në Komunën e Prishtinës - Rama komentator politik
-
Komuna e Prishtinës nuk heq dorë nga gjobat e kundërligjshme