Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje për krijimin e shtabeve emergjente.
“Gjatë këtyre dy ditëve kemi parë një mobilizim të madh të shoqërisë për të ndihmuar bashkëkombësit tanë të prekur nga tërmeti në Shqipëri”, thuhet në njoftim.
Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka nisur një konvoj mbrëmë, kurse sot do të niset dhe i dyti.
“Përveç kësaj ne i bëjmë thirrje Agjensisë për Menaxhimin e Krizave, por edhe komunave të Kosovës, në veçanti drejtoritë për mirëqenie sociale, të vendosen në shërbim të ndihmës për krizën në Shqipëri, permes krijimit të shtabeve emergjente, me fokus të veçantë krijimin dhe organizimin e hapësirave për pranimin e njerëzve të prekur nga termetet dhe identifikimin e nevojave tjera”, thuhet në reagim.
Ndërkohë VV po ashtu bën thirrje për një qëndrim zyrtar, për pezullim të traut dhe taksës në "Rrugën e Kombit" në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i njerëzve dhe transporti i ndihmave.
-
Shoqëria civile do shtab krize nga qeveria për menaxhimin e fluksit të të ardhurve nga Shqipëria
-
Kurti: Kamionët me ndihma dhe ambulancat janë nisur për në Shqipëri
-
VV organizon tri pika grumbullimi për ndihma të cilat do të transportohen në Shqipëri
-
LVV: Rama të tregojë pendesë, kishte ardhur me helikopter për t’i bindur palët të votonin për themelimin e Speciales
-
Komuniteti turk në Prizren nis fushatë për mbledhjen e ndihmave humanitare