Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vukpalaj: Putini përveç NATO-s, po e sheh si rrezik edhe demokracinë

Profesori i Shkencave Politike, Anton Vukpalaj, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin po e sheh si rrezik edhe demokratizimin e shteteve përreth, që sipas tij, e ka shtyrë të nisë pushtimin e Ukrainës.

Sipas Vukpalajt, Putini po mundohet vetëm të gjejë argumente pasi çështje e sigurisë nuk ka qenë problem.

“Përveç NATO-s, Putini po e sheh si rrezik edhe demokracinë, pasi është i rrethuar me shtete të cilat janë demokratizu dhe kjo ka ndikim te ukrainasit, të cilët i shohin se si jetojnë fqinjët e tyre. Nuk është vetëm çështja e sigurisë, Putini po mundohet vetëm të gjejë argumente. Të gjithë e dimë se Ukraina nuk ka qenë gati me hy në NATO, për shkak se nga viti 2014 nuk ka pasur kontroll mbi sovranitetin e vet”, ka thënë Vukpalaj në “60 Minuta” të KTV-së.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nisur që nga 24 shkurti, mirëpo kanë hasur në rezistencë të fortë.