Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi takohet sot me Merkelin në Davos, bisedojnë edhe për Kosovën

Foto: ForeignPolicy

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojnë sot një takim në Davos, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Ky takim është i 15-i mes tyre, përfshirë kohën kur ai ishte kryeministër, megjithatë për takimin e sotëm ai thotë se ndihet paksa nervoz, raporton “Tanjugu”.

“Për shkak se është një person që është shumë e përgjegjshme dhe serioze, me të s’ka budallallëqe me të cilat janë mësuar politikanët serbë, dhe janë munduar që të shesin sharm para saj e të ngjashme. Ajo është shumë serioze, duhet të përgatiteni mirë, të keni përgjigje në çdo pyetje, të kuptoni mirë se çka dëshiron Gjermania, të kuptoni çka dëshiron dhe mundet Serbia që të fitojë më së shumti”, ka thënë Vuçiqi në Davos, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, transmeton Koha.net

Në ketë takim do të bisedojnë për Kosovën, kuotat e BE-së dhe ekonominë.

“Natyrisht se pjesë e takimit do të jetë edhe Kosova e Metohija dhe ekonomia”, tha Vuçiqi, ndërsa shtoi se i falënderohet Merkelit, sepse tregon seriozitet dhe e kupton situatën politike në Ballkan.