Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq: Serbinë e pret një vit i vështirë, të gjithë janë të interesuar për pavarësinë e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha në Davos se Serbia po përballet me një vit kritik, ndoshta një nga më të vështirët në historinë moderne në aspektin politik dhe ekonomik.

Ai për mediat nga Serbia në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka thënë se nga biseda ka parë se e vetmja gjë për të cilën të gjithë janë interesuar janë sanksionet kundër Rusisë dhe pavarësia e Kosovës.

Siç tha ai, të premten do të takohet me përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, SHBA-së, Italisë dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe vlerësoi se do të jetë “një bisedë shumë, shumë, shumë e vështirë me fuqitë më të mëdha”.

“Të dielën, do t’i drejtohemi publikut me masa të reja dhe do të themi se çfarë kërkohet dhe pritet nga Serbia për Kosovën dhe M. dhe sanksionet ndaj Rusisë”, tha Vuçiq.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se nëse ka vullnet mund të arrihet një marrëveshje në muajt e ardhshëm, Vuçiq tha: “Por kjo mund të bëhet pasnesër, nëse heq dorë nga synimet e tij secesioniste”, shkruan N1info.

Artikuj të ngjashëm