Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq para takimit me Kurtin: Do të jetë vështirë

Albin Kurti - Aleksandar Vucic - dialogu - Bruksel

“Do të jetë vështirë”, ka shkruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Instagram, pak orë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

“Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë në Perëndim”, ka thënë Vuçiq. “Megjithatë, ne kemi ligjin dhe drejtësinë në anën tonë. Më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruani atë. Përkundër të gjitha presioneve”.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Ohër, më 18 mars, kur edhe janë pajtuar gojarisht për zbatimin e asaj që njihet si Marrëveshje Bazë, e që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Por, pas këtij takimi, palët i kanë interpretuar ndryshe-ndryshe detyrimet e tyre, ndërkohë që BE-ja ka theksuar se ato obligohen që t’i zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

Dështimi për t’i zbatuar ato, do të ketë pasoja, ka paralajmëruar BE-ja./REL

 

Artikuj të ngjashëm