Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të jenë pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në Zvicër.
“Forumi Ekonomik Botëror në Davosit do të nisë javën tjetër. Nga të gjitha temat relevante, “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të ndarë”, në veçanti reflekton për Kosovën, dialogun Kosovë - Serbi dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. I kënaqur që shoh se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq do të jenë prezent”, ka shkruar Rohde në X.
Forumi në Davos do të mbahet nga 15-19 janar.
KOHA ka kërkuar përgjigje nga Qeveria e Kosovës nëse në kuadër të këtij Forumi do të zhvillohet ndonjë takim në mes të Kurtit e Vuçiqit dhe posa të marrë një përgjigje, teksti do të përditësohet.
-
Kurti e Vuçiq në Davos, nuk zbardhet agjenda
-
Kurti në Davos për Forumin Ekonomik Botëror
-
Vuçiqi e Lajçaku diskutojnë “për të ardhmen e dialogut” mes Kosovës dhe Serbisë
-
SHBA-ja e BE-ja thonë se janë në një linjë për të ardhmen e Ballkanit
-
Kurti udhëton në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, do të jetë folës në panele