Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi reagon pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE: U shkel Marrëveshja e Washingtonit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pasi Kosova ka dorëzuar aplikimin për statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Vuçiq ka thënë se me këtë “është shkelur Marrëveshja e Washingtonit”, ndërsa ka paralajmëruar përgjigje në mbrëmjen e sotme në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë.

Vuçiq pritet të mbajë konferencë për media në ora 21:00.

“Sot po shkelim zyrtarisht Marrëveshjen e Washingtonit dhe do të përgjigjemi sonte pas mbledhjes së Qeverisë, në të cilën do të paraqitet kërkesa jonë lidhur me Rezolutën 1244 të OKB-së, por edhe për tërheqjen e njohjeve të shumë vendeve”, tha Vuçiq për televizionin serb “RTS”.

Vuçiq është pyetur edhe nëse ka përparim lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Ai ka treguar për bisedën që ka pasur me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Edhe Vuçiq: Marrëveshja e Washingtonit u prish Arbëri Vuçiq: Marrëveshja e Washingtonit u prish

“Do të shohim nëse do të dalim nga kjo situatë. Situata është e komplikuar, por ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se shtetet e BE-së, “po shkelin nenin 49-të të Traktatit të BE-së”, me pranimin e aplikimit të Kosovës.

“Nuk e di me çfarë kriteresh shihet nëse është shtet apo jo”, tha Vuçiq.