Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi për takimin e 27 shkurtit me Kurtin: Kemi vijat e kuqe, do t’u përmbahemi atyre

Albin Kurti – Aleksandar Vuçiq – Dialogu Kosovë-Serbi – Josep Borrell – Miroslav Lajçak

Foto: Arkiv

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur për takimin e 27 shkurtit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq ka thënë se do “t’i përmbahet vijave të kuqe, ndonëse do ta presin net të vështira”.

“Të gjithë e dinë se Asociacioni i Komunave Serbe është thelbi ose do t’i qasemi problemit të AKS-së ose faleminderit, dhe kaq”, ka thënë Vuçiq, raporton “Tanjug”.

Vuçiqi ka folur në Panairin e Turizmit në Beograd.

Vuçiqi ka thënë se në diskutime më 27 shkurt do t’i përmbahet asaj që foli në Kuvendin e Serbisë, ku tha se “nuk do të lejohet anëtarësimi i Kosovës në OKB”.

Edhe Vuçiq: Asociacioni nuk do të formohet derisa Kurti të jetë në pushtet LAJMET E MBRËMJES Vuçiq: Asociacioni nuk do të formohet derisa Kurti të jetë në pushtet

“Mbetemi të kujdesshëm dhe na presin net shumë të vështira. Serbia do të diskutojë e negociojë edhe për letrat më të këqija, sepse nuk ka të drejtë të përsërisë përvojat e kaluara”, ka thënë Vuçiqi.

Vuçiqi ka thënë se “i ka dërguar letër ndërkombëtarëve për ngritjen e stacioneve të reja të policisë në veri”.

“Po, këtë personalisht e kam bërë në bisedën me trupat e KFOR-it dhe me Miroslav Lajçakun dhe Borrellin dhe me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë me të cilët kam folur. Fjalë për fjalë me të gjithë, dhe me shkrim nga Lista Serbe deri në Zyrën për Kosovë e M., fjalë për fjalë e kemi dërguar në të gjitha adresat, kjo është puna jonë, por sa më përket mua, nuk mendoj se kam nënshkruar disa, nga ato letra, dua të them për përfaqësuesit e shteteve mosnjohëse, në letrën që kam firmosur, nuk jam i sigurt, duhet të kontrolloj, nuk ma ka thënë këtë, por më duket se do marr diçka para të hënës”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se çështja e energjisë në veri të Kosovës nuk ka përfunduar ende dhe se sipas tij, e njëjta është problem i madh.

“Dëgjoni, unë do t'ju them se çështja e energjisë nuk ka përfunduar ende dhe se nuk do t'ju shpjegoj se sa i madh është problemi dhe nëse do të japin një licencë ose t'ju heqin licencën, për të drejtat e shpërndarjes, e kështu me radhë, por të gjithë e dinë se thelbi është Asociacioni i komunave serbe, kështu ose do t'i qaseni zgjidhjes së problemeve të Asociacionit të komunave serbe, ose faleminderit, kjo është e gjitha”, ka thënë ai.

Edhe Vuçiq: Asociacioni s’formohet sa të jetë Kurti në pushtet Arbëri Vuçiq: Asociacioni s’formohet sa të jetë Kurti në pushtet

I pyetur për deklarimet e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Laçak, se ka një listë me kërkesa të paplotësuara që nga viti 2013 dhe se i është dorëzuar Beogradit e Serbisë, Vuçiqi ka thënë se nuk ia ka thënë këtë.

“Por, mendoj se do të marrë diçka para të hënës”, ka thënë Vuçiq.